Myslim Murrizi paraqitet në SPAK

Nga Armand Bajrami
18 Mars 2025, 11:59 | Kronikë

Ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi, u paraqit gjatë së martës në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, shkruan A2 CNN.

Murrizi mbërriti në godinë i pa shoqëruar me avokat dhe qëndroi brenda saj gati 30 minuta.

Në dalje ai nuk saktësoi arsyen e paraqitjes së tij.

“Isha për të sqaruar diçka që ka të bëjë me denoncimet e hershme dhe sistematike të miat. Do ta merrni vesh më vonë. Ju i dini denoncimet e mia”, tha Murrizi.

Jashtë kamerave, ish-deputeti tha se bëhej fjalë për një kallëzim të vitit 2022 në lidhje me një tender të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos