Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjyq dosjen ndaj Ilir Beqarajt, një nga të akuzuarit për vrasjen e Gentian Bejtjës, 15 marsin e vitit 2014 në Larurshk të Fushë-Krujës.
Ilir Beqaraj, është arrestuar për atentatin ku u vra Gentjan Bejtja brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk, ishte transportuesi i 4 atentatorëve. Hetuesit tashmë janë të bindur se nuk ka qenë ai në grupin e qitësve që gjetën hapur derën kryesore të oborrit dhe ekzekutuan Gentjan Bejtjen.
Ilir Beqaraj, i njohur ndryshe dhe si Ilir Brahimi apo Mançellari, mbërriti me makinën “Golf” pa targa vetëm pak sekonda pasi atentatorët kishin ardhur në fshatin Hasan dhe po digjnin automjetin. Pas kësaj, të pestë u nisën në drejtim të Bubqit për t’u arratisur. (A2 Televizion)