Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shokun e tyre, shtetasin M. N., i cili ka pasur probleme shëndetësore.
Pas kërkesës për ndihmë, menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës, të cilët e kanë transportuar shtetasin M. N. në Spital me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak.
Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rastin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)