Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Lekbibaj 29-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 11:16 | Kronikë

Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Ai u kap në vendin e quajtur “Kodra e Markajve” në Lekbibaj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas punë të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Kodra e Markajve”, Lekbibaj, kapën shtetasin: Gj. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mserr”.    

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 29-vjeçari dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos