Policia në Lushnjë ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare. Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur në banesën e viktimës.
“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare”, njofton policia. (A2 Televizion)