Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga masa e "arrestit në shtëpi" të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, si dhe të nënkryetarit Abedin Kërrnaja, të cilët hetohen për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.
Si masë alternative, ndaj tyre është caktuar detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj në organet kompetente, pasi sipas avokatëve ka përfunduar periudha 6-mujore e masës së sigurisë.
Njoftimi i plotë:
1. Kërkuesi Abedin Kerrnaja me datë 31.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për të
pandehurin Abedin Kerrnaja, të caktuar me vendimin nr.112, datë 06.09.2024, të dhënë
nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Abedin Kerrnaja”. Kërkuesi
Rexhë Byberi me datë 31.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit”. Në seancën gjyqësore të datës 01.08.2025
gjykata disponoi me bashkimin e kërkesave penale, të sipërcituara, në një të vetme.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në
nenet 112, 228, 229, 234, 237/4, 230, 249, 250, pika 1, 261, pika 3, 262, 263, pika 1,
gërma “b” , 266/1 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 534, datë 01.08.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Abedin KERRNAJA, me objekt
“Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për të
pandehurin Abedin Kerrnaja, të caktuar me vendimin nr.112, datë 06.09.2024, të
dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Abedin
Kerrnaja”.
2. Humbjen e fuqisë së masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”,
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Abedin
KERRNAJA, caktuar me vendimin Nr.112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar
me vendimin Nr.116, datë 12.09.2024, të po kësaj gjykate.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “detyrimi për tu paraqitur në
policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën
hetim Abedin KERRNAJA, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi
i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.
4. Urdhërohet shtetasi nën hetim Abedin KERRNAJA, të paraqitet të Hënën e parë
të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore A.N, pranë Prokurorisë
së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
5. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Rexhë BYBERI, me objekt
“Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit”.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
6. Humbjen e fuqisë së masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”,
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Rexhë BYBERI,
caktuar me vendimin Nr.112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me
vendimin Nr.116, datë 12.09.2024, të po kësaj gjykate.
7. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “detyrimi për tu paraqitur në
policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën
hetim Rexhë BYBERI, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.
8. Urdhërohet shtetasi nën hetim Rexhë BYBERI, të paraqitet të Hënën e parë të
çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore A.N, pranë Prokurorisë së
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
9. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
të ekzekutojë vendimin e gjykatës, nëpërmjet shërbimeve të policisë gjyqësore në
Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda pesë ditëve në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. (A2 Televizion)