Në kërkim për plagosje dhe vjedhje, arrestohet i riu në Durrës

Nga A2 CNN
29 Janar 2025, 12:21 | Kronikë

Në kërkim për plagosje dhe vjedhje, arrestohet i riu në

Një 28-vjeçar i dënuar për vjedhje dhe në kërkim për plagosje është arrestuar nga efektivët e policisë në Durrës. Miklovan Hasani ishte shpallur në kërkim për "Plagosje të lehtë me dashje".  Gjithashtu  Gjykata e Durrësit, e ka dënuar një vit më parë me 4 muaj burg, për veprën penale ”vjedhja”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë Durrës  

I dënuar me 4 muaj burgim, për vjedhje të mbetur në tentativë, dhe i dyshuar për plagosje, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari në kërkim.   

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.   

Si rezultat, u lokalizua në lagjen nr. 14, Durrës, u kap dhe u vu në pranga, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi:

M. H., 28 vjeç, banues në Durrës. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos