Në mjet me 10 kg drogë, arrestohen 2 persona në Korçë

Nga Artin Halili
25 Prill 2024, 09:23 | Kronikë

Në mjet me 10 kg drogë, arrestohen 2 persona në Korçë

Dhjetë kg lëndë narkotike kanabis sativa janë gjetur mëngjesin e së enjtes në një nga fshatrat e Korçës.

Burime bëjnë me dije se pas operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, në pranga u vunë dy persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos