Pyetja e 5 dëshmitarëve në çështjen “Gërdeci”, vjen letërporosia nga Amerika

Nga Anesti Barjamemaj
24 Prill 2024, 14:27 | Kronikë

Pyetja e 5 dëshmitarëve në çështjen

Gjykata ka administruar letërporosinë e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pyetjen e 5 dëshmitarëve që janë kërkuar nga mbrojtja në procesin kundër ish-ministrit Fatmir Mediu.

Sipas letërporosisë së mbërritur ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë dhe që i është përcjellë gjykatës, autoritetet në SHBA kërkojnë që pyetja e 5 dëshmitarëve të bëhet me shkrim nga agjentët e FBI dhe jo me video konferencë gjatë procesit në GJKKO, pasi kjo është mënyra e marrjes në pyetje në sistemin amerikan.

Përgjjigja do i vihet në dispozicion si akuzës, ashtu edhe mbrojtjes.

Fatmir Mediu, pas mbarimit të seancës, deklarojnë se këmbënguli në një dëshmi interaktive dhe jo me shkrim, pasi nuk është shteruese marrja e dëshmisë me shkrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos