Ngjarja e çuditshme në Tiranë, telefonuan policinë për të shtëna në oborrin e tyre, arrestohen babë e bir

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 13:04 | Kronikë

Ngjarja e çuditshme në Tiranë, telefonuan policinë

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur ditën e enjte, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri në fshatin Mënik të Tiranës.

Në pranga për këtë ngjarje janë vënë babë e bir, të cilët telefonuan policinë për rastin, duke thënë se disa persona kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policisë, shtetasi G. H., 58 vjeç, mbrëmjen e djeshme ka telefonuar policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.

“Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është shtetasi O. H., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., dhe O. H., (babë e bir), të dy banues në Mënik.

Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos