Ngjarje e paprecedente në ambientet e Fakultetit Ekonomik, pedagogët përleshen fizikisht

Nga A2 CNN
6 Korrik 2024, 09:50 | Kronikë

Ngjarje e paprecedente në ambientet e Fakultetit Ekonomik, pedagogët

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur një ditë më parë brenda Fakultetit Ekonomik.

Mësohet se shefi i departamentit dyshohet të ketë dhunuar pedagogen. Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga në orët e para të së shtunës shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos