
Ka nisur zbatimi i amnistisë penale në institucionet e vuajtjes së dënimit në qarkun e Korçës. Gjatë ditës së sotme, 60 të dënuar do të lirohen nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë, ndërsa 12 gra të dënuara do të lënë qelitë e burgut të Pojskës, pasi përfitojnë nga amnistia.
Në ambientet jashtë burgjeve kanë pritur familjare të shumtë të cilët ndihen të lumtur që ribashkohen me të afërmit e tyre të cilët kanë qenë në këto dy institucione të vuajtjes së dënimit deri ditën e sotme dhe kanë përfituar nga amnistia. (A2 Televizion)