Një viktimë dhe tre të plagosur, detaje nga aksidenti tragjik në Pogradec

Nga Artin Halili
14 Qershor 2026, 12:20 | Kronikë

Një viktimë dhe tre të plagosur, detaje nga aksidenti tragjik

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën për shkak të një aksidenti automobilistik mesditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Pojskë.

Ka qenë mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut tip "Golf" që ka bërë një parakalim në mënyrë të gabuar duke i prerë rrugën mjetit tip "Benz" ku udhëtonte një familje nga Korça.

Mjetet janë përplasur kokë më kokë, përplasje ku mbetën 3 të plagosur e një viktimë. Nëna dhe dy fëmijët janë në mesin e të plagosurve mëson A2CNN. 

Viktima është një grua që ndodhej në mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur e bllokuar për më shumë se 20 minuta për shkak të goditjes së fortë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve për prerjen e derës, dëmtimi i madh i ka marrë jetën.

Të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve dhe do të shikohet mundësia e transportimit të tyre drejt spitalit të Traumës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos