Njëri pas tjetrit në SPAK/ Nga 3 akuza, merren të pandehur Ilir Meta e Monika Kryemadhi

Nga Armand Bajrami
27 Maj 2025, 23:08 | Kronikë

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, nuk janë më vetëm persona nën hetim nga SPAK, por zyrtarisht nën akuzë.

Gjatë së martës, të dy u paraqitën njëri pas tjetrit para prokurorit të posaçëm Sotir Kllapi, ku iu komunikua akuza e “korrupsionit pasiv”, kryer në bashkëpunim, “pastrimi i parave”, por edhe “fshehja e mosdeklarimi i pasurisë”.  

I pari nga të dy u mor si e pandehur Monika Kryemadhi, e cila shkeli në SPAK në orën 12:30, shkruan A2. Pas dy orësh qëndrimi në prokurori, që tha se i harxhoi për të firmosur akt-akuzën, por edhe për biseda jashtë çështjes së saj penale me prokurorët e oficerët, Kryemadhi u shfaq e shkujdesur, ndërsa përmendi drejtësinë hyjnore, por edhe përfshirjen e saj në një film artistik.

Ndërkohë, ish-Presidenti Ilir Meta e parapriu ardhjen e tij në SPAK me një bisedë telefonike nga qelia me gazetarët, ku theksoi se me zor po priste përballjen në sallën e gjyqit.

Pas komunikimit të akuzave ndaj ish-Presidentit Meta, avokati i tij Kujtim Cakrani e komentoi çështjen si politike dhe krahasoi klientin e tij me Koçi Xoxen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos