Nuk u kthye pasi kishte marrë leje nga burgu i Rrogozhinës, arrestohet në Tiranë

Nga Igli Çelmeta
20 Nëntor 2026, 09:19 | Kronikë

Nuk u kthye pasi kishte marrë leje nga burgu i Rrogozhinës, arrestohet

Një i burgosur është arrestuar në Tiranë pasi nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes 5-ditore që kishte marrë.

Alfred Hoxha u arrestua në Tiranë nga Shiponjat.

Hoxha ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes, nga të cilat kishte vuajtur 3 vite dhe i mbetej edhe një vit për të shlyer.

Alfred Hoxha vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës së bashku me vëllanë e tij, F. Hoxha, 42 vjeç, i dyshuar gjithashtu për përfshirje në vjedhjen e një banese.

Sipas policisë në këtë grabitje kanë bashkëpunuar edhe me motrën e tyre, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos