Policia e Tiranës bën me dije se, mbrëmjen e kaluar, pak para menate është ndaluar një person, i cili në gjendje të dehur ka hedhur gurë drejt godinës së Kryeministrisë.
Shtetasi U.K. 45 vjeç u ndalua nga policia në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa nga verifikimet rezultoi se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)