Zjarr në një banesë në Vlorë, vdes 70-vjeçari

Nga Jerola Ziaj
11 Qershor 2024, 22:35 | Kronikë

Zjarr në një banesë në Vlorë, vdes 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka vdekur në Vlorë pasi zjarri ka përfshirë banesën e tij në lagjen “Osman Haxhiu”.

Viktima jetonte në një godinë të braktisur dhe ishte i divorcuar.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për të zbardhur ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos