Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.
Operacioni po zhvillohet për drogë, armë e kapje të personave në kërkim, shkruan A2.
Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle. Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.
RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.
Mësohet nga burime policore se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale, deri tani janë shoqëruar mbi 14 persona.
Ndërkohë, krahas armëve lëndës narkotike, janë sekuestruar vlera të mëdha monetare dhe mbi 100 mije euro "cash". (A2 Televizion)