Vodhën një banesë me thyerje, 2 në pranga, sekuestrohet dhe një armë zjarri

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 10:04 | Kronikë

Vodhën një banesë me thyerje, 2 në pranga, sekuestrohet dhe

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Këlcyrës, në lidhje me një vjedhje me thyerje të kryer 3 ditë më parë në qytet.

Në kuadër të operacionit "Mazhan" u arrestuan shtetasit J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri gjysmë automatike, që dyshohet se e kishin fshehur këta shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos