Parandalohet krimi në familje në Tiranë, rrahu e kanosi me sëpatë të vëllanë dhe gruan e tij, arrestohet 46-vjeçari

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 08:38 | Kronikë

Parandalohet krimi në familje në Tiranë, rrahu e kanosi me

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim të rëndë në familje, teksa ka vënë në pranga një 46-vjeçar. Ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, madje edhe i ka kanosur për t’i vrarë me sëpatë.

Sipas policisë, ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, por falë ndërhyrjes në kohë, u arrit kapja dhe arrestimi i tij. 

“Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Mark Bajraktari", një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.          

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos