
Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të regjistrojë një hetim penal ndaj deputetit të PD, Arjan Ndoja.
A2 CNN raporton se hetimi ndaj Ndojës do të vijojë për veprat penale të "pastrimit të parave" dhe "fshehjes së pasurisë".
Hetimi i rastit ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme "pushimim e hetimit", por për shkak të cilësive të veçanta të Ndojës si deputet, gjyqtari i Posaçëm, Erjon Çela ka vendosur të konstatojë pavlefshmëri të kërkesës dhe kthim të dosjes për vijim të hetimeve në SPAK.
Në përditësim... (A2 Televizion)
