Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në katin e tretë të një pallati në Fier, duke shkaktuar panik tek banorët.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se zonja e shtëpisë arriti të shuante zjarrin, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, raporton A2 CNN.
E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)