Përfshihet nga flakët kabina elektrike në një lagje të Fierit, dhjetëra familje në terr

Nga Çaku Tafa
29 Nëntor 2023, 18:16 | Kronikë

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në një lagje të

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kastriot Muço”, në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia. Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë.

Operatorët e OSHEE ndodhen në terren për të parë më nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos