Sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë në fshatin "Andon Poci" të Gjirokastrës janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri është konstatuar në pjesën e poshtme të fshatit në një territor me shkurre të thata.
Menjëherë në vendngjarje është nisur një automjet zjarrfikës dhe një automjet mbështetës me 6 efektivë.
Zjarri ka rënë në krahun jugor të fshatit dhe për shkak të bimësisë e favorizimit nga era, rrezikon të përhapet në dy vreshta të mbjella me lajthi që ndodhen aty pranë. (A2 Televizion)