Përleshen 5 persona në Tiranë, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 17:49 | Kronikë

Përleshen 5 persona në Tiranë, 3 prej tyre përfundojnë

Një sherr i dhunshëm është regjistruar pasditen e së mërkurës në rrugën "Thoma Koxhaj" në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasit Sh. H., dhe K. H. Janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos