Përndjek vajzën deri në shtëpi, i vë flakën kabinës elektrike dhe lë pa drita gjithë pallatin, arrestohet 28-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 13:42 | Kronikë

Përndjek vajzën deri në shtëpi, i vë flakën

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ka vënë flakën kabinës elektrike të një pallati, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike, shkruan A2 CNN.

Sipas policisë, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.B., përndoqi deri në banesën e saj një vajzë 24-vjeçare.

Por me sa duket refuzimi i vajzës e ka turbulluar të riun, i cili ka ndërmarrë veprimin e paligjshëm dhe që e çoi të binte në prangat e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos