Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sukth-Maminas, në Durrës.
Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
“Rreth orës 19:15, në aksin rrugor Sukth- Maminas, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. Z dhe pasagjerja shtetasja K. B., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)