29-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje këmbësorin

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 12:38 | Kronikë

29-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në Dibër.

Sipas policisë, 29-vjeçari me iniciale D.N. ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe ka përplasur këmbësorin, i cili ndërroi jetë.

Shoferi është shoqëruar në polici.

“Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi D.N., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Ford, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj. ku për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, lexohet në njoftimin e policisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos