
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Sinë, në Njësinë Administrative Arras, Bashkia Dibër.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi E. K. dyshohet se, teksa ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia. (A2 Televizion)