Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur, paraditen e sotme në Shijak.
Mësohet se Arbër Hoxha, autori i plagosjes se 26-vjecarit Enidor Dedja, mbrëmjen e djeshme, është konfliktuar me dy vëllezërit Fabio dhe Albano Domi, të cilët janë edhe pronarët e dyqanit të aksesorëve të makinave ku ndodhi ngjarja.
Burime nga grupi hetimor pohojnë se rreth orës 11;15, Hoxha ka shkuar pranë dyqanit dhe ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tre personave që ndodheshin aty, Fabio dhe Albano Domit dhe Enidor Dedja.
Sipas të njëjtave burime, këta ta fundit, i janë kundërpërgjigjur Hoxhës me zjarr. Policia ka shoqëruar vëllezërit për t’i marrë në pyetje për ngjarjen, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e Arbër Hoxhës. (A2 Televizion)