Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, sqaroi në një konferencë për mediat përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vakancën e gjyqtares Holta Zaçaj.
Gjatë fjalës së tij Sadushi theksoi se KLGJ nuk ka marrë ende një vendim për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën e Lartë pas humbjes së jetës së gjyqtarit Dariel Sina.
Kreu i Gjykatës së Lartë tha se është ulur numri i dosjeve stok, ndërsa pohoi se numri i rekurseve që nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë është i lartë. Ai u bëri apel avokatëve që të mos bëjnë rekurs për dosjet që nuk plotësojnë kriteret ligjore. (A2 Televizion)