Një automjet me dy persona brenda tij ka rënë në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën për tek ura e Hormovës, shkruan A2.
Mendohet se automjeti ka humbur kontrollin teksa qarkullonte në këtë aks dhe më pas ka përfunduar në rrjedhën e lumit Drino, duke rënë nga një lartësi mbi 15 metra.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca.
Fatmirësisht, raportohet se shoferi dhe pasagjeri në bordin e automjetit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, po hetohet për rrethanat që çuan mjetin në lumë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 12:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë", shtetasi L. C., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi R. Q., të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)