Përshtati një banesë dykatëshe për kultivim kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 10:11 | Kronikë

 

Një 23-vjeçar në Malësinë e Madhe është vënë në pranga, pasi kishte përshtatur një banesë dykatëshe për kultivim kanabisi. Ndërkohë, në kërkim është shpallur pronari i banesës, një 30-vjeçar.

Për rastin, janë proceduar penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së për “Shpërdorim detyre”.   

Sa i përket banesës së përshtatur në Bzhetë, janë sekuestruar 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.       (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos