Një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion gjatë mëngjesit të së shtunës në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec.
Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.
“Në aksin rrugor "Kalivaç-Pogradec", mëngjesin e sotëm, automjeti tip "Benz", furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)