Pistoletë dhe kokainë në banesë, pranga 18-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Maj 2024, 11:16 | Kronikë

Pistoletë dhe kokainë në banesë, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar ka përfunduar pas hekurave në kryeqytet, pasi policia ka mësyrë në banesën e tij dhe i ka gjetur në posedim një armë zjarri.

“Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.  Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos