Plagoset minatori në Bulqizë, dërgohet te Trauma në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2024, 12:56 | Kronikë

Plagoset minatori në Bulqizë, dërgohet te Trauma në

Një minator 45-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës. Policia njofton se 45-vjeçari me detyrë vagonist në minierë, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Sipas Policisë aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi  V.N  me detyrë vagonist në minierë.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos