Plagosi kunatin me thikë në Himarë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 12:52 | Kronikë

Plagosi kunatin me thikë në Himarë, arrestohet autori

Policia e Himarës bën me dije se ka vënë në pranga një person të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku policia mori njoftim për një konflikt mes dy personave dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.

D. H. dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, e ka goditur atë me thikë. I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.    

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos