Arrestohen 2 kolumbiane në Elbasan për prostitucion, kapen në banesë me 2 shtetas të tjerë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 10:11 | Kronikë

Arrestohen 2 kolumbiane në Elbasan për prostitucion, kapen në

Dy shtetase kolumbiane, 20 dhe 24 vjeçe, kanë rënë në prangat e Policisë në Elbasan për ushtrim prostitucioni.

Sipas Policisë, po ashtu në pranga kanë rënë edhe dy shtetas, 25 dhe 43-vjeç, për shfrytëzim prostitucioni, pasi u kapën në banesën e kolumbianeve gjatë aksionit policor.

Ndërkohë Policia vijon punën për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.     

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar "Fee".

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar "Fee", kanë ushtruar kontroll në këtë apartment në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.       

Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos