Putin pret liderët e Iranit dhe Katarit në Moskë, takimet pas Forumit të Gazit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 17:15 | Bota

Putin pret liderët e Iranit dhe Katarit në Moskë, takimet pas

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet të martën në Moskë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, dhe emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, bëri të ditur Kremlini.

Sipas Yuri Ushakov, këshilltarit të politikës së jashtme të Kremlinit, takimet do të zhvillohen pas përfundimit të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit, i cili do të mbahet në kryeqytetin rus.

Takimet pritet të shërbejnë si një mundësi për diskutime mes Rusisë, Iranit dhe Katarit, tre vende me interesa në sektorin e energjisë, në një kohë kur zhvillimet rajonale dhe tregjet energjetike mbeten në vëmendje.

Megjithatë, Kremlini nuk ka bërë të ditur detaje mbi çështjet konkrete që do të diskutohen gjatë takimeve mes tre liderëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos