Lihet e lirë edukatorja që dhunoi 4-vjeçarin në Korçë

Nga Artin Halili
26 Tetor 2026, 15:14 | Kronikë

Lihet e lirë edukatorja që dhunoi 4-vjeçarin në

Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa ka urdhëruar edhe pezullimin nga detyra.

Vendimi është marrë mesditën e sotme, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj edukatores. Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos