Plagosja në Fresk, zbardhet ngjarja, arrestohet një person

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 11:31 | Kronikë

Plagosja në Fresk, zbardhet ngjarja, arrestohet një person

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një prej të dyshuarve për plagosjen me armë zjarri të ndodhur më 2 gusht në zonën e Freskut. Në pranga ka rënë 26-vjeçari A. G., i cili dyshohet si bashkëpunëtor i K. C. (L), shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes ku mbeti i plagosur shtetasi J. A. Vijon puna për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, në kryeqytet janë proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme: Në Komisariatin Nr. 2, 31-vjeçari E. S. u procedua në gjendje të lirë pasi nuk iu bind urdhrit të një punonjësi policie gjatë kryerjes së një procedure administrative, shkruan A2 CNN.

Në Komisariatin Nr. 4, janë proceduar:

Z. Gj., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar për motive të dobëta;

F. V., 49 vjeç, drejtues teknik i një firme, pasi gjatë punës është dëmtuar një punëtor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

A. P., 36 vjeçe, është shpallur në kërkim pas një konflikti fizik me një 23-vjeçare.

Në Komisariatin Nr. 6 u arrestua B. P., 26 vjeç, i dyshuar për vjedhje në banesën e hallës së tij. Ai ishte me masën “arrest në shtëpi” për një vepër të mëparshme.

Policia e Krujës ndaloi A. Z., 26 vjeç, i cili bashkë me E. K., 29 vjeç (ende në kërkim), akuzohen se kanë goditur me sende të forta 3 shtetas në aksin Fushë-Krujë – Vorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos