Policia e Vlorës ka vënë në pranga Flodian Plakun, person,i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentjan Bejtes. Arrestimi u bë në zonën e Orikumit, ku Plaku u kap në flagrancë duke mbajtur me vete dy armë zjarri.
Operacioni u drejtua nga zëvendësdrejtori i krimeve të rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Qorri” ose “Pole”, dyshohet se ka pasur rol të drejtpërdrejtë në ngjarjen e rëndë kriminale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm. (A2 Televizion)