U arrestua 4 muaj pas vrasjes 58-vjeçarit Renato Hoxha në Vlorë, gjykata lë në burg autorin e dyshuar. 42-vjeçari Armando Gega u arrestua të premten dhe dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri Renato Hoxhën, rojën e një pallati në ndërtim në qytetin e Vlorës.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, e cila e akuzon atë si pjesëtar të një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sipas prokurorisë 42-vjeçari ka patur rolin e informatorit të grupit në të cilin bënin pjesë edhe disa anëtarë të cilët bashkëpunuan për të organizuar vrasjen.
Sipas prokurorisë ka prova që Armando Gega ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit rumun, i cili vijon të jetë në arrati dhe i ka dhënë informacione këtij të fundit si dhe i ka siguruar armën e zjarrit.
Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 58-vjeçari ndodhi mëngjesin e datës 27 prill, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. (A2 Televizion)