Është dorëzuar në polici autori i plagosjes me armë në qytetin e Kukësit, të 29 vjeçarit Elvis Halili.
E teksa paraprakisht u raportua se një zyrtar i bashkisë qëlloi me armë zjarri ndaj kushëririt të kryebashkiakut Albert Halili, ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë.
Autori i plagosjes në fakt është 25 vjeçari Sebastian Muçmata, i vëllai i Zenelit, i cili po kërkohej nga policia për ngjarjen.
25 vjeçari është vetëdorëzuar në polici në mbrëmje dhe ka pasur me vete dhe armë e krimit, madje ai pranoi dhe autorësinë.
Sebastian Muçmata ka dhënë një version tjetër në momentin e marrjes në pyetje duke shprehur se Elvis Halili i ka kërcënuar babanë dhe për këtë arsye ai e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë disa herë teksa doli nga makina, pranë shtëpisë së tij.
Policia e Kukësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)