Plagosja te ‘Komuna e Parisit’, mes Goxharajt dhe Kostës disa debate për ngacmimet ndaj partneres

Nga Julian Kasapi
20 Gusht 2024, 16:25 | Kronikë

Momenti kur efektivi i policisë kufitare, Erion Goxharaj qëllon tek këmbët 45-vjeçarin Lorenc Kosta, është kapur nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve, që kanë fiksuar se si Goxharaj, 46 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili ka shërbyer më herët dhe si komandant në repartin “Shqiponja” qëlloi me pistoletën e shërbimit, Kostën.

Për prokurorinë ngjarja është klasifikuar si vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndërsa ish-efektivi tashmë akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Burime pranë grupit hetimor thanë se ky është fundi i një serie debatesh të Goxharajt me të plagosurin ku mësohet se herë pas here ai i ka kërkuar Kostës që të ndalojë ngacmimet ndaj partneres së tij pasi kjo e fundit ishte ankuar vetë tek efektivi.

Vetë drejtori i Policisë së Tiranes, Tonin Vocaj i bëri thirrje 46-vjeçarit të vetëdorëzohet ndërsa gjendja e të plagosurit është e stabilizuar në spitalin e Traumës. Për kapjen e Goxharajt policia ka ofruar dhe 10 mijë euro për këdo që jep informacione mbi vendndodhjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos