Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 23:14 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se një person rreth të dyzetave është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos