Plagosje me thikë në Kavajë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 16:14 | Kronikë

Plagosje me thikë në Kavajë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, por sot policia njofton se ka arrestuar një 44-vjeçar. Sipas Policisë, plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

“Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos