Në hetimet për skandalin e Onkologjikut, prokurorët kanë kryer verifikime dhe për barna që shiteshin kontrabandë në farmaci të ndryshme për trajtimin e kancerit.
Nga provat e mbledhura vihet re se këto barna dërgoheshin në farmaci me motor dhe kishin çmime shumë të larta, ndërkohë që ato duhet të ishin të rimbursueshme nga shtetit.
Ilaçet kontrabandë ishin prodhim turk dhe me barkode të dëmtuara që të mos gjurmoheshin nga vinin.
Vetëm në një rast një prej farmacistëve ka rekomanduar “klientin” që të shkonte në shtet për të siguruar këtë medikament të nevojshëm pasi ishte shumë i shtrenjtë.
(A2 Televizion)