Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”. Policia dyshon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)