Plagosje me thikë në Vlorë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 19:11 | Kronikë

Plagosje me thikë në Vlorë

Një i ri është plagosur me thikë në fshatin Kotë të Vlorë gjatë pasdites së të martës.

Policia raporton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN. Policia po punon për arrestimin e autorit.

“Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos